Bota

Zgjedhjet në Korenë Veriore, dalja 100 për qind dhe rezultati 

Qytetarët e Koresë Veriore do të paraqiten në kutitë e votimit dhe dalja afër 100 për qind është e garantuar, bashkë me rezultatin unanim 100 për qind për Partinë e Punëtorëve, për shkak se nuk ka kandidatë të tjerë.

Zgjedhjet e 10 majit për Parlamentin Suprem, janë të dytat që nga koha kur lideri Kim Jong-Un mori pushtetin.

Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet në shtetin komunist. Votuesit teorikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Analisti Fyodor Tertitsky, ka thënë për BBC se nëse dikush e bën votën të pavlefshme, atëherë policia sekrete do ta kërkojë votuesin dhe ai person do të konsiderohej i çmendur.

Sipas statistikave, pesë vite më parë dalja në votim ishte 99,97 për qind. Përqindja shumë e vogël e mos daljes rezulton me ata persona që kanë punuar jashtë vendit.

Personat nga mosha 17 vjeçare mund të votojnë në zgjedhje.