Të fundit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit në Serbi në 66 komuna, por jo në komunën e Preshevës?!

Në Serbi, më 17 dhjetor, përveç zgjedhjeve parlamentare, do të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në 66 komuna dhe qytete. Është interesante se, siç janë gjërat tani, nuk do të ketë zgjedhje lokale në komunën e Preshevës, shkruan gazeta Danas, përcjell Ministria e Lajmeve.

Kjo do të jetë hera e parë, në dhjetë e më shumë vitet e fundit, që dy nivelet e zgjedhjeve ndahen nga njëra tjetra

Qytetet dhe komunat ku do të votohen për zgjedhjet lokale janë Beogradi, Smedereva, Kraljeva, Leskovci, Velika Plana, Quprija, Prokuple, Lubovija, Libani, Vlasotinca, Petrovac na Mlavi, Vranja, Vladimirc, Kuçeva, Golubaci, Priboji. Malo Crniće, Krushevc, Vladiqin Han, Pirot, Kniq, Topola, Raqa, Koceleva, Batoqinë, Kurshumlija, Prijepole, Lapovo, Kragujevc, Qiqevaci, Despotovaci, Ljig, Razanj, Crna Kërpuçska, Batoçina, V. Banja, Bela Pallanka dhe Lajkovac, ndërsa në komunën e Preshevës nuk do të mbahen zgjedhjet lokale në këtë datë!