Lajme

Ymeri optimist: Për PSD’në as që nuk flitet kalimi i pragut, po shikojmë t’i fitojmë zgjedhjet

Nënkryetari i PSD’së, Visar Ymeri, është shprehur mjaft optimist në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Kosovë, ai po thotë se partia e tij do ta kalon pragun, madje po shikojnë të bëjnë një koalicion që do të fiton zgjedhjet.


Ymeri po beson qe PSD do të dalë e fuqishme nga zgjedhjet. Synim i tyre është që t’i kenë 12 deputetë në Parlament, transmeton Periskopi.

‘’Për PSD’në nuk flitet për prag. Aktualisht është një situatë që jemi duke diskutuar se mund të ishim me një peshë më të madhe politke, në mënyrë që qëllimet tona të bëhen realitet në Kosovë. Në këto zgjedhje të dalim sa më të fuqishëm që të kemi mundësinë që idetë tona ti zbatojmë se sit ë vihet qytetari në qendër, t’i zbatojmë në politika institucionale’’, tha Ymeri sot në Info Magazine.