Lajme

Vuçiq ka shpallur zgjedhjet parlamentare për datën 26 prill 2020

Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq ka shpallur zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë për datën 26 prill 2020.


“Të gjithë pjesëmarrësve i dëshiroj sukses, dëshiroj që atë ditë, dhe në të gjithë fushatën e cila do të zgjasë, të zhvillohet një atmosferë demokratike, që kundërshtarët politik të rrespektohen, dhe që njerëzit të mundë të vendosin për politikë që siguron një të ardhme më të mirë” ka thënë presidenti Vuçiq pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës këto zgjedhje marrin pjesë me koalicionjn pesë partiak të emërtuar Alternativa Demokratike Shqiptare – Shaip Kamberi, listë e cila është themeluar me nënshkrimin e marrëveshjes së inicuar nga Ministri Cakaj në Tiranê, për listën e përbashkët të shqiptarëve në Serbi. Nënshkruese të kësaj marrëveshje janë Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja e Progresit Demokratik, dhe Lëvizja për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare.

Rradhitja në listën e përbashkët është realizuar sipas numrit të këshilltarëve në kuvendet e tri komunave shqiptare në Serbi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, gjë që Shaip Kamberi përveç si bartës i listës Partisë për Veprim Demokratik i ka siguruar edhe nr.1 në listë.

Deri më tani asnjëra nga partitê nënshkruese të marrëveshjes për listë të përbashkët nuk kanë publikuar emrin e kandidatit të tyre për deputet, por ajo që diihet tani më qartë është se lufta e mbrendshme e APN-së për emrin e kandidatit për deputet ka mundësi ta dërgojë Preshevën edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak të humbjes së shumicës.