Vuçiçq trembet nga Enver Hoxhaj: Ai flet një gjermanishte perfekte
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është ankuar në mediate Serbisë për lobimin që zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po bën gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Vuçiq para mediave serbe tha se lonimi që po bën ekipi i Kosovës në Mynih është i veçantë, duke folue për Kosovën dhe duke paraqitur si anët e forta ashtu edhe ato vulnerabile.
Ai përmendi faktin që Hoxhaj flet gjermanishten rrjedhshëm, duke theksuar se kjo është po ashtu një armë e fortë lobimi.
“Ata po bëjnë punë shumë serioze. Kanë sjellë shumë njerëz këtu dhe po bëjnë lobim të jashtëzakonshëm. Kam parë shkurt edhe Enver Hoxhajn. Ai flet një gjermanishte perfekte që nuk është aspak për t’u nënvlerësuar”, ka thënë Vuçiç duke iu referuar punës së ekipit kosovar.