Lajme

Vjosa Osmani takohet me ambasadorët e QUNT-it, flasin për zhvillimet e fundit politike

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUNT-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, shkruan Gazeta Blic.

Në një shkrim në twitter, Osmani ka thënë se i ka falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës dhe institucioneve vendore.

“Kemi pasur një takim konstruktiv me ambasadorët e QUINT-it dhe Nataylia Apostolova, për zhvillimet e fundit në vend. I falenderova për mbështetjen që në vazhdimësi i kanë dhënë vendit tonë dhe të gjitha institucioneve”, ka shkruar Osmani.