Lajme

Vjen dorëheqja e parë nga LDK-ja, pasi rrëzuan Kurtin

Faruk Osmani, tashmë ish formues dhe sekretar i nëndegës së LDK-së në Gjenevë , ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në parti.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Osmani përmes një fotografie të hedhur në Instagram ku shihet një parlament me majmunë .

Osmani nuk i kuresu as ofendimet, pasi tha se dorëheqjen e bën për shkak të ‘Pangolinit Mustafa’ dhe ‘Lakuriqëve’ të infektuar nga vet Isa.

Kujtojmë që dorëheqja e Faruk Osmanit erdhi pas mocionit që LDK e bë ri për Qeverinë Kurti dhe rrëzimin e kësaj qeverie.

Postimi i plotë:

Te nderuar te gjite,
pas gati 30 viteve sherbimi per LDKne e Nendeges se saj ne Gjeneve te Zvicrres, publikishte e definitivishte, deklarohem se largohem nga kjo Parti, shkaku i PANGOLINIT MUSTAFA dhe LAKURIQEVE te infektuar nga ky i pari, fatkeqesishte!!!
Me keqardhje, Faruk Osmani, ish formues dhe sekretar i Nendeges Gjeneves, per shume vite