Lajme

Vita për Pacollin: Kjo çështje është politizuar, e kam kontaktuar për t’ia treguar procedurat

Ministri i Shëdnetësisë, Arben Vitia, ka dhënë një përgjigje sonte rreth çështjes së kryetarit të AKR, Behgjet Pacollit për kthimin e tij në vend nga Zvicra.

Ai ka thënë se kjo temë është politizuar, ndërsa konfirmoi se vetë ka provuar ta kontaktoj për t’ia shpjeguar hapat teknikë për tu kthyer.

“Dje kam marrë informacione për këtë, nuk kemi pasë asnjë shkëmbim zyrtar nga askush dhe tani kjo gjë është poltiizuar pa nevojë dhe më shuëm se duhet. Zvministri në ministrinë e Shëdnetësisë, është Izet Sadiku nga LDK dhe me të kemi qëndruar në raporte të jashtëzakonshme dhe cdo rast që ka ardhur në Kosovë, përjashto ata që kanë paraqitur dokumente shëndetësore, janë vendosur në karantinë. Kurse pjesa tjetër me sëmundje potenciale, janë nënshrkuar nga unë që mund të vazhdojnë vetizolimin në shtëpinë e tyre”.
“z. Pacolli ka mundur vetëm të dërgoj në emailin e minsitrisë, ku secili qyetetar që do të riatdhetësohet dërgon dokuemntacionin e vet dhe qendra operative i merr të gjitha masat ose për t’i dërguar në karantinë ose në shtëpi duke nënshskruar deklaratën se do qëndroj 14 ditë në shtëpi”.
Kam provuar sot 3-4 herë të kontaktoj z.Pacollin, direkt, për t’i treguar seprocedurat këto dhe nuk ka nevojë të politizohet dhe të dërgohet një email sepse është tenike”, tha ai në Rubikon.
Ai ka komentuar edhe rastin e përfolur në media të këngëtares Tajna, për të cilen tha se nuk ka informacione për rastin e saj.
“Unë nuk e kam këtë infromacion. Ka mundësi, por nëse ka hy në rrugë tjera, do kete pasoja edhe për ata që ia kanë mundesuar këtë”.