Lajme

Veriu i bindet vendimit të Qeverisë Kurti, rrespekton masat kufizuese në levizje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq në raportin e tij ditor njoftoi në lidhje me masat e reja kufizuese për lëvizje të vendosura nga Qeveria Kurti, raporton Ministria e Lajmeve.

Në vazhdim po ju sjellim pjesë nga raporti ditor i datës 14 Prill 2020.

– Nga e Mërkura, 15 Prill 2020, me vendim të Prishtinës, banorët e Kosovës dhe Metohisë mbi moshën 16 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin vetëm 90 minuta gjatë ditës, nga 07:00 – 22:30, në intervalin e caktuar kohor sipas shifrës së parafundit të nr personal. Personat nën moshën 16 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin vetëm me një anëtar të ngushtë të familjes. Të huajt i nënshtrohen të njëjtave rregulla sipas numrit të parafundit të pasaportës. Drejtuesit e mjeteve nuk do të jenë në gjendje të vozisin më shumë se një pasagjer. Dënimet për mosrespektimin e masave të mësipërme për personat fizik janë 1.000 deri në 2,000 EUR dhe për personat juridik 3,000 deri 8,000 EUR.