Lajme

Vdes babai i Berat Buzhalës, ishte me Covid-19

Ka vdekur në moshën 72 vjeçare (Bashor Gegë Buzhala) babai i gazetarit të njohur kosovar, Berat Buzhala.

I ndjeri tash e disa ditë ishte duke u ballafaquar me virusin Covid-19.

“Sot në ora 13.00 vdiq baba i jonë, Bashor Gege Buzhala, në moshën 72 vjecare. Pas një lufte të gjatë me COVID’in ai nuk arriti të fitojë. Ne sytë e mi, të vëllaut dhe dy motrave, kjo është humbja e tij e parë. Ne ishim jashtëzakonisht krenare që e kemi pase një babë sikur ai. Tash e kemi nanën”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar vet Buzhala, i cili po ashtu është i prekur nga virusi.