Kryesore

Udhëtarët që kalojnë transit nëpër Serbi nuk janë të obliguar për test-PCR

Serbia kërkon PCR test për të gjithë shtetasit e huaj dhe ata vendas, pavarësisht nga cili vend po hyjnë në Serbi. Masa do të jetë e vlefshme nga 20 dhjetori deri më 10 janar, në varësi të situatës epidemiologjike.

Serbia nuk kërkon test pë ata që kalojnë transit.

Transiti për shtetasit e huaj është i kufizuar në një periudhë jo më të gjatë se 12 orë nga momenti i hyrjes në territorin e Republikës së Serbisë;

Testi nuk i duhet të miturve deri në moshën 12 vjeç, nëse prindi, kujdestari ose personi tjetër që shoqëron fëmijën ka testin negativ.