Turqia hapë fabrikën e re në Serbi, duke punësuar 2,500 punëtorë serbë
Ambasadori turk Tanju Biglic ka njoftuar se së shpejti do të hapet një fabrikë e re turke në Serbi.
Në hapjen e Panairit të Tekstilit, Bigliç tha se gjatë vizitës së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në muajin qërshor një investitor turk do të hapte një fabrikë të re tekstili në Kralevë, e cila do të punësojë 2,500 njerëz.
Ai tha gjithashtu se investitorët turq në industrinë e tekstilit tashmë kanë punësuar 5.000 vetë. Investimet e tyre në Serbi, sipas tij, kanë arritur 250 milionë euro.
Në 2018, tregtia midis Serbisë dhe Turqisë arriti në 1.2 miliardë dollarë – 50 milion në sektorin e tekstilit, që përfaqëson 12 për qind rritje.
Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç njoftoi se një tjetër fabrikë turke e tekstilit në Mali Zvornik do të hapet në muajt e ardhshëm nga turqit.
Ljajiç tha se në Turqi ka 29 fabrika të tekstilit në, në pronësi të Turqisë dhe se 10 fabrika të rëndësishme janë hapur në pesë vitet e fundit, nga të cilat vetëm tre kanë përdorur subvencione shtetërore për të filluar prodhimin.