Lajme

Tre shqiptarë kandidojnë për këshilltarë në qytetin e Bergisch Gladbachit në Gjermani

Është bërë e ditur se Kastriot Krasniqi, Zulfi Jonuzi dhe Adnan Ljura janë kandidatët shqiptarë për këshilltarë në qytetin e Bergisch Gladbachit në zgjedhjet komunale të 13 shtatorit për Këshillin për Integrim në komunat e Republikës Nordrhein-Westfalen, Gjermani.

Ata ftojnë të gjithë shqiptarët për ti mbështetur dhe të votojnë kandidatët shqiptarë në këto zgjedhje.

Duhet theksuar se Krasniqi është asistent i sigurimeve shoqërore i përfshirë në disa zona të qytetit Bergisch Gladbach dhe anëtar i këshillit të qytetit. Gjithashtu ai është nënkryetari i SPD dhe Këshillit të Integrimit në këtë qytet.

Nga ana tjetër, Ljura është koordinator për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit në disa shkolla të qytetit Bergisch Gladbach, si dhe pjesë e projekteve të ndryshme për qendrën kulturore DAIK e.V.

Ndërkohë, Zulfi Jonuzi vazhdon studimet dhe është pjesë e shoqatave ndërkulturore gjermane. /Albinfo.ch