Lajme

Thaçi: Urime 8 Marsin grave që punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë ku jetojmë

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se rastin e Ditës së Gruas se ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë.


“Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar”, ka thënë Thaçi përmes Facebook.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë!”.