Lajme

Thaçi: Grupi i Kurtit, Sveçlës e Vitisë të japë përgjegjësi për shtytjen në vetëvrasje të studentit nga Gjilani

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet relevante për vdekjen e 26-vjeçarit në Qendrën Studentore.

Ai ka thënë se grupi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d. të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi ligjore për, siç ka thënë ai, shtytjen në vetëvrasje.

“Unë mendoj që grupi i Kurtit, Vitisë e Sveçles duhet të sqarojë çështjen e rrezikut të jetës së Pacollit që i kanosej gjatë fluturimit në Prishtinë. Gjithashtu duhet të japin përgjegjësi ligjore për shtytjen në vetëvrasje të studentit në Prishtinë. Në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë”, ka thënë ai.