Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, humbin jetën 8 persona

Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi rajonin kufitar Turqi-Iran. Mësohet se tetë persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë u plagosën në provincën Van të Turqisë.

Këto shifra janë konfirmuar dhe nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, i cili deklaroi se tërmeti shkatërroi dhe 1066 banesa.

Soylu theksoi se ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punë për të ndihmuar personat e plagosur si dhe po kontrollojnë nën rrënoja. Televizioni publik turk TRT World tha se lëkundja preku rreth 43 fshatra.

“Autoritetet thonë se janë të shqetësuar që shumë njerëz mund të bllokohen në rrënoja. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar. Dhjetëra fshatra malorë janë prekur. Zona është një nga zonat më aktive sizmike në botë”,

Ndërkohë, zyrtarët iranianë shprehen se ekipet e urgjencës janë dërguar në zonat e prekura.

“Ekipet tona të shpëtimit janë dërguar në zonë. Deri më tani, nuk kemi pasur raporte për dëme dheviktima në zonë, e cila nuk është një zonë shumë e populluar në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit”, tha një zyrtar iranian për televizionin shtetëror.

Irani dhe Turqia janë ndër vendet më të prekura nga tërmetit në botë. Kujtojmë që një tërmet muajin e kaluar në Turqinë lindore vrau më shumë se 40 persona./ Opinion.al