Të fundit

Të hënën Luginën e Preshevës pritet ta vizitojë Gent Cakaj

Jo zyrtarisht merret vesh se se me 8 qershor Luginën e Preshevës do ta vizitoj ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ministri Caka nga burimet jozyrtare pritet qe më 8 qershor do të vizitoj Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën ku do të takohet me udhëheqësit institucional të Luginës së Preshevës. Qëllimi i vizitës ndër të tjera do të jetë inkurajimi i shqiptarëve që sa më masovikisht të dalin në zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu z.Cakaj do ta bëjë të qartë se shteti shqiptar do të jetë gjithnjë e më i pranishëm në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gent Cakaj shquhet për angazhimin e tij të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Falë angazhimit të tij si ministër për herë të parë Qeveria e Shqipërisë kontribon në financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Gjithashtu ishte Gent Cakaj ai që arriti për herë të parë të unifikoj subjektet politike shqiptare në Luginë për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare.