Talenti i njohur ‘refuzon’ Kosovën: Është duke pritur ftesën nga skuadra e parë e Zvicrës
Sukseset që po kalon Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, kanë bërë që shumë futbollistë ta shohin Kosovën si zgjedhjen e parë.
Shumë futbollistë po e pranojnë e Kosovën, e shumë prej tyre janë në bisedime. Mirëpo, ka edhe nga ata që ende nuk kanë dhënë sinjale pozitive për zgjedhjene Kosovës.
Njëri nga ta është edhe mesfushori i Sionit në Zvicër, Bastien Toma, për të cilin ka interesim nga ‘Dardanët’ dhe është e mirëpritur ardhja e tij.
Megjithatë, ‘Blick’ raporton se 20 vjeçari do të ishte i kënaqur nëse do merrte ftesë nga Përfaqësuesja A e Zvicrës dhe nuk do të refuzonte ftesën e Vladimir Petkovic.
Bastien Toma së fundmi është grumbulluar me Përfaqësuesen U21 të Zvicrës për ndeshjen ndaj Azerbejxhanit dhe Gjeorgjisë.