Lajme

Takohen Mustafa, Hoti, Haradinaj e Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se momentalisht është duke u mbajtur një takim ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

Tahiri ka deklaruar se në takim po marrin pjesë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, Kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj

“Po i pashë, ishin aty kryetari Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Kryeministri Hoti. Nuk jam i informuar çka po bisedohet, besoj se për zhvillimet politike në vend. Besoj se këto janë temat, por nuk i di detajet. Takimi ka nisur në orën 17:00”, ka deklaruar Tahiri në T7.