Sutanovac: Rusia thumbon Serbinë që të mbetet jashtë BE’së dhe NATO’s
Ish ministri i mbrojtjes së Serbisë, Dragan Sutanovac njëherësh edhe ish kryetar i Partisë Demokratike ka deklaruar se Serbia është nën shtypjen dhe aktivitetin serioz që t’i pamundësohen rrugët evropiane, ndërsa “afera e spiunazhit’ në Serbi, është tentim për ndikim politik dhe presion ndaj këtij vendi.
Siç raporton gazeta ‘Danas’, Sutanovac tha se Rusia është vendi i cili maksimalisht do të tentojnë të ‘gozhdojnë Serbinë’ në mënyrë që të mbetet jashtë BE’së dhe NATO’s.
‘Kemi shikuar në çfarë mënyre kanë kaluar në Mal të Zi dhe Maqedoni. Streha e tyre e fundit është Serbia dhe ata me punë maksimale kundër-zbuluese do tentojnë që të ndikojnë jo vetëm në grumbullimin e të dhënave, çka bëjnë të gjitha vendet e botës, por edhe të shfrytëzojnë ndikimin politik që të gozhdojnë Serbinë që të mbetet jashtë BE’së dhe NATO’së nën ndikimin e fortë të Rusisë, gjë që këtu në Serbi kohëve të fundit edhe po realizohet“, tha Sutanovac.
Sutanovac ka thënë tutje se zyrtarët e Rusisë kanë theksuar se do mbështesin secilën zgjidhje për Kosovën dhe secilën marrëveshje që arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit, por së fundi janë kthyer në atë që është në harmoni me rezolutën 1244.