Sulmuesi i vrarë në Vjen është me prejardhje nga Tetova
Sulmuesi i vrarë në Vjenë është i lindur në Modling, por kishte prejardhje nga Çellopeku i Tetovës, bëhet fjalë për K.F. i lindur më 24.06.2000 në Modling, Austri ndërsa babai i tij J.F. dhe nëna A.F. janë nga Çellopeku, Komuna e Bërvenicës, Tetovë.
Prejardhjen e tij e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, i cili ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut