Bota

Sulm me armë në Gjermani, 6 të vdekur

Gjatë një sulmi më armë në Gjermani ka të paktën 6 të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në ROT am See. Sipas njoftimeve te fundit përsonat janë vrarë gjate sulmit me armë në një qytet në perëndim të Nurembergut, Gjermani.

Sulmi ka ndodhur në një ndërtesë. Dyshohet se viktimat të jenë të së njëjtës familje.

Policia bëri me dije se të shtënat ishin të lidhura me një “marrëdhënie personale” dhe se nuk kishte të dyshuar të tjerë në këtë pikë.

Ata kanë përjashtuar mundësinë që vrasjet të jenë një sulm terrorist. Sipas burimeve lokale të medias, sulmuesi është arrestuar nga policia. Nuk ka informacion mbi sulmuesin