Skandaloze-3 të rinjë shqiptarë dënohen me 55 ditë burg nga autoritetet serbe
Është për keqardhje që 3 të rinjë shqiptarë, dënohen me 55 ditë burg nga autoritetet serbe, vetëm e vetëm sepse kanë shkruar mbi borë “UÇK” mbi disa vetura në Beograd.
Në një shoqëri demokratike askush nuk dënohet sepse ka mendimin ndryshe, dhe aq më pak, sepse në një ose tjetër formë, të padëmshme për të tjerët, shfaq një mendim, ide a simbol.
Është pothuaj e pabesushme, që regjimi jo demokratik në Serbi ngjallë frikë dhe urrejtje ndaj gjithçka është shqiptare dhe nga Kosova.
I ftojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mekanizmat e mbrotjes së të drejtave të njeriut, që na mbështesin në dënimin e ashpër të kësaj sjellje dhe anulimin e këtij vendimi.