Të fundit

Sinani uron znj.Lindita Nikolla për zgjedhjen e saj kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, i uroi zgjedhjen Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Mesazh-urimi i plotë :

“Si një grua me përvojë politike, zgjedhja e znj.Nikolla në drejtimin e organit më të lartë ligjvënës të Republikës së Shqipërisë është shpresëdhënëse për funksionalitetin e parlamentit dhe tregues progresi e emancipimi shoqëror.
Besoj se qasja e institucioneve të reja të Republikës së Shqipërisë do të jetë përkushtuese drejt bashkëpunimit dhe bashkërendimit me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës në hartimin dhe zbatimin e një strategjie, plani dhe programi shtetëror për Luginën e Preshevës” ka uruar zonja Sinani