LajmeTë fundit

Shqiprim Arifi merr ftesë zyrtare nga Kongresmeni Eliot Engel, do t’a vizitoj Amerikën

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi merrë ftesë zyrtare nga Kongresmeni Eliot Angel, trasnmeton Ministrialajmeve.com.

Ndonëse, edhe në të kaluarën liderët politik të Luginës së Preshevës kanë vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por asnjëherë nuk janë ftuar zyrtarisht nga zyrtarë amerikan, pra është hera e parë që ftohet në mënyre zyrtare një udhëheqës politik nga Lugina e Preshevës, siç është rasti i kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifit.

I pari i komunës ka konfirmuar se javën e ardhshme do të vizitojë Washingtonin. Konkresmeni Eliot Engel e pret Arifin për të biseduar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe rreth bisedimeve në mes Beogradit dhe Prishtinës.Lajmin e ka bërë të ditur vetë z.Arifi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në ” Facebook”.

Ky është postimi i plotë i z.Arifit ;

Me ftesë të Kongresmenit, mikut të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njëherit edhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`a njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do ti potencoj qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive.Z. Engel do t`ia dërgoj falënderimet e të gjithë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbështjetjen e kahmotshme të Shtetit Amerikan si dhe stabilitetin afatgjatë në vendin tonë.Gjithashtu kenaqësi e veçant t`i takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, Philadelphia dhe Washington), për t`i falenderuar personalisht për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës.https://www.facebook.com/1591416601171457/posts/2408129172833525/?sfnsn=mo