Shqiprim Arifi: Albin Kurti është politikani i cili e ka ndihmuar më së shumti Luginën e Preshevës
Kryetari i APN-së dhe bartësi i listês “Alternativa Demokratike Shqiptare” ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, përcjell Ministria e Lajmeve.
I pyetur nga moderatori i emsionit “Prime” në kanal10 se cili nga politikanët kosovarë e ka ndihmuar më së shumti Luginën e Preshevës, Arifi është përgjigjur se politikani më serioz karshi Luginës dhe politikani më së shumti që i ka dalë në ndihmë shqiptarëve të këtyre trevave është kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se ardhja e Kurtit në krye të Qeverisë ka dhënë rezultat konrekt ndaj kërkesa tona duke na ndihmuar kështu gjatë periudhës së pandemisë me nga 500 mijë euro dhe tani po ashtu Kurti ka ndarë 2 milion euro për Luginën e Preshevës
Shqiprim Arifi është sot i ftuar në televizionin kosovarë kanal10 për të folur për shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi.