KryesoreLajme

SHKA “Presheva” se shpejti ne Tirane.

Shoqeria Kulturore Artistike Presheva, e cila dite me pare shkelqeu me koncertin e tyre ne Prishtine, se shpejti pritet te performoj edhe ne Tirane.
Artistet e kultures muzikore, rrespektivisht te muzikes burimore shqiptare pak kohe me pare, formuan Shoqaten Kulturoro Artistike “Presheva” si nisme e profesorit te muzikes Mevlan Halimi, te cilet njeherit edhe u promovuan ne koncertin e tyre te pare ne Sallen e Kuqe ne Prishtine, te njejtit te merkuren do te jene edhe ne Presheve, derisa ne fillim te muajit Maj, ata do te jene ne kryeqytetin e Republikes se Shqiperis ne Tirane, rrespektivisht ne Amfiteatrin e hapur te Liqenit te Qytetit.
Edhe pse ne ditet e para te themelimit te tyre, ftesat per pjesmarrje neper festivale e organizime te ndryshme, SHKA Presheves nuk po i mungojne.

Ajo qe vihet ne pah, edhe ne parapergaditjet e tyere per keto koncerte, eshte vullneti dhe deshira e ketij grupi, qe vlerat kulturore te qytetit te Presheves ti prezentojne ne menyre sa me te mire te mundeshme.

Ndonse ne situate e kushte jo te duhura, anetaret e SHKA Presheves, nje zeri theksojn se keto jane vetem aktivitetet e para te tyre, me qe se shpejti, ata do te prezentohen edhe ne qytetet e ndryshme te disapores shqiptare, ku do ku jetojne bashkekombasit tane.