Sërish tërmete në Shqipëri: Lëkundjet ndihen në disa qytete
Dy tërmete me magnitutë 3.1 dhe 3.2 kanë goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës, ku lëkulndjet u ndjen në disa qytete.
Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.
Lëkundjet kanë qenë të shpeshta dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit lëkundjet kanë qenë të lehta por paniku qëndron pasi ekziston mundësia që lëkundjet të jenë më të mëdha.
Lëkundjet u ndjenë të lehta në të gjithë Shqipërinë. Në kryeqytet banorët i kanë ndjerë lëkundjet dhe janë shqetësuar jo pak.
Kujtojmë që ky tërmet ishte i dyti pas 24 orëve në Korçë, tërmeti i djeshëm u shoqërua me dëme materiale në disa shtëpi në fshatin Gjyras së Devollit.