Serbët i mundon humbja ndaj Portugalisë: Fillojnë të bërtasin në stadium ‘Kosova është Serbi’
Gjatë disfatës së Serbisë kundër Portugalisë, tifozët serbë në stadiumin “Rajko Mitić” vazhduan thirrjet diskriminuese në drejtim të Kosovës, duke brohoritur “Kosova është Serbi”.
Serbia pësoi disfatë më rezultat 4:2 në ndeshjen kundër Portugalisë, që u zhvillua mbrëmë në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Megjithatë, mediumet serbe e theksuan atmosferën në stadiumin e njohur si Marakena, duke i lavdëruar tifozët për këto thirrje.