Showbiz

Rita Ora pritet me flamurin kuq e zi, në koncertin e Berlinit

Këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Rita Ora po korr sukses të madh në skenën muzikore botërore me projektet e saj.

Këtë verë Rita ka qenë tejet e angazhuar me koncerte dhe turne nëpër vende të ndryshme nëpër botë.

Së fundmi ajo performoi në Berlin, duke mbledhur një masë të madhe personash që e shijuan në maksimum muzikën e Ritës.

Ajo çfarë e veçoi edhe më shumë këtë paraqitje të saj ishte pritja dhe pjesëmarrja e shumë shqiptarëve në koncert, e që lirshëm vërehej prania e flamurit kuq e zi nëpër masën e njerëzve.

Rita u shpreh mjaft e lumtur me pritjen që i bënë, duke shprehur emocionet dhe duke falënderuar Berlinin për këtë pritje madhështore.