Bota

Qeveria zvicerane zgjat për dy muaj afatin për të paguar qiratë e banesave

Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë periudhën e pagesës së qirave të banimit dhe të tregtisë nga 30 në 90 ditë.

Kështu, sipas Këshillit Federal, ekziston gjithashtu një rrezik i lartë për të dhënë njoftimin për përfundimin e marrëveshjes së qirasë, u tha në konferencën e sotme pe¨r media të mbajtru në Bernë nga autoritetet federale të Zvicrës.

Për të zvogëluar presionin në këtë drejtim, Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë periudhën e pagesës së qirave të banimit dhe të tregtisë nga 30 në 90 ditë, transmeton albinfo.ch. Kjo do të zbatohet nës rastet kur qiramarrësit janë në prapambetje të pagesës për shkak të masave të urdhëruara nga autoritetet në kuadër të luftimit të koronavirusit.

Zgjatja e afatit zbatohet për qiratë dhe kostot ndihmëse që kanë qenë për t`u paguar midis 13 marsit dhe 31 majit 2020, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, afati për pagimin e qirasë rritet nga 60 në 120 ditë, në të njëjtat kushte.