Të fundit

Qeveria e Kosovën ndanë 50 mijë euro për Këshillin Nacional Shqiptar në Serbi

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për nevojat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi.

Postimi i Mustafit:

Një lajm super i mirë.

✅ QEVERIA E KOSOVËS NDANË 50 MIJË EURO PËR MBËSHTETJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar sapo u njoftova nga zv/Kryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi për vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës për ndarjen e 50 mijë euro për të mbështetur shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ndarja e mjeteve është me qëllimin e përkrahjes së kërkesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës, po edhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme.

Institucionalizimi i mbështetjes politike e administrative është premtues në realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.