LajmeTë fundit

PVD: Fatura e publikuar nga oponentet politik, “ishte ne bashkpunim me BKI-ne”

Akuzat dhe kunderakuzat mes APN-se dhe PVD-se kane vazhduar edhe gjate dites se sotme.

Mirepo, njera nder fakturat e publikuara me vlere diku rreth 195.200,00 dinare, Partia per Veprim Demokratik, qe atekohe udhehiqte me pushteton lokal , ne nje komunikate thone se kete e kane realizur ne bashkpunim me Keshillin e Bashkesise Islame te Kosoves (KBI).

Komunikata e plote e PVD-se

Kryetari i komunës së Preshevës i zënë ngusht nga publikimi i harxhimeve enorme, të cilat ai dhe një grup rreth tij i bëjnë në dreka e darka, gjatë ditës së djeshme detyroi pronarin e restoranit që të reagojë me një fabrikim të gënjeshtrës se kinse Ardita Sinani gjatë mandatit të saj si kryetare e komunës, për një ditë të vetme ka shpenzuar 195.200,oo dinarë në po të njejtin restoran.

Edhe në reagimin e fundit ne nënvizuam se rrena i ka këmbët e shkurta, dhe se ky pushtet zhvatës i taksave të qytetarëve nuk i kalon as 24 orë që të dalin bllof nga gënjeshtrat që mundohen t’i fabrikojnë për t’i mbuluar skandalet e veta.

E vërteta e ekstraktit të publikuar dje ku shihet transferi në vlerë prej 195.200,oo dinarëve nga buxheti i komunës restoranit ku Shqiprim Arifi dhe kompania e tij hajnë dreka e darka është si në vazhdim:

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës i ishte drejtuar me kërkesë kryetares së komunës, Ardita Sinanit, gjegjësisht Këshillit Komunal që të mbështesë 50 % iftarin me rastin e natës së Madhe të Kadrit gjatë muajit të Ramazanit të vitit 2017. Me këtë rast 50 % që komuna mbështeti këtë Iftar kapte vlerën prej 195.200,oo dinarë, dhe me datë 19.06.2017 Këshilli Komunal merr Konkluzion me të cilin e mbështetë këtë Kërkesë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në atë kohë kontaktet me kabinetin e kryetares Sinani për organizimin e këtij Iftari i mbante anëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, imami Nexhmedin Ademi.

Prandaj, ne sot kërkojmë që për këtë shpifje dhe tendencë të manipulimit edhe me raste të veçanta siç është ky i shtrimit të Iftarit për nder të Natës së Madhe të Kadrit, të prononcohet fillimisht kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Sevdail ef. Jakupi, e në të njejtën kohë edhe nga Nexhmedin ef. Ademi si personi që ka qenë direkt i përfshirë në detajet e organizimit të këtij Iftari.

Në gjithë këtë situatë, ku tentohet të keqpërdoren edhe institucione siç është Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës, e edhe më keq Iftare që janë shtruar për nder të Natës së Madhe të Kadrit, shihet se i vetmi aktivitet të cilin kryetari i komunës dhe nje grup i interesit rreth tij për të shkrirë yndyrën e tepërt nga drekat e darkat luksoze e kanë fabrikimin e shpifjeve dhe deklaratave të rrejshme.

Tendenca për të barazuar harxhimet e juaja me ato të Ardita Sinanit në këtë rast është e kotë, sepse ju ato para të taksapaguesve të qytetarëve i keni harxhuar për të ngopur kryetarin e komunës dhe klanin e tij, kurse Ardita Sinani këtë vlerë e ka shpenzuar për të shtruar Iftar për 200 qytetarë të komunës së Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik – dega në Preshevë