Lajme

PSD e fut në karantinë Qeverinë

Partia Social Demokrate e Kosovës ka zhvilluar sot në aksion para objektit të Qeverisë me ç’rast ka futur në “karantinë” Qeverinë.


PSD ka mbyllur me shirita hyrjen e Qeverisë, pasi siç kanë thënë janë udhëheqësit e vendit që sot duhet karantinuar, shkruan Reporteri.

PSD po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia dhe Xhelal Sveçlës duke thënë se përderisa ata janë në këto pozita nuk mund të zhvillohen hetime të pavarura për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.

“Karantina është ajo që i ka shkaktuar  shumë dëme këtij vendi, janë udhëheqësit që sot duhet karantinuar. Karantina ka shërbyer si mjet politik. Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi politike mbi rastin tragjik që ndodhi dy ditë më parë. Një hetim i pavarur nuk është i mundur për sa kohë janë në detyrë Vitia dhe Sveçla”, kanë thënë ndër të tjera nga PSD.