Lajme

Pronari i ‘V-Petrol’: ‘Albi Mall’ më ka borxh 96 mijë euro

Valon Azizi, pronar i pompës së derivateve ‘V-Petrol’, pretendon se qendra tregtare ‘Albi Mall’ ka obligime të majme financiare ndaj tij.

Gjithçka lidhet me një hapësirë e cila po shfrytëzohej nga ‘Albi Mall’ si parking, e për të cilën pronë kishte kontratë qiraje me Azizin, shkruan Reporteri.net.

Mospërmbushja e obligimeve kontraktuale të pronarëve të qendrës tregtare ndaj Azizit, bëri që ky i fundit ta bllokojë hapësirën e parkingut kah hyrja B e ‘Albi Mall’ me rrethoja të hekurta.

Por për këtë veprim, Azizi tani po i dalin telashe edhe me organet e rendit, pasi që ndaj tij u inicua edhe rast për vepër penale, për mosbindje të largimit të rrethojave vullnetarisht.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar vendimin e lëshuar nga Prokuroria ku pronarit të ‘V-Petrol’ i kërkohet që të largohen rrethojat dhe të lirohej hapësira sipas marrëveshjes në kontratë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar deklaratën e Valon Azizit në Polici, i cili pohon se qendra tregtare ‘Albi Mall’ ka një borxh që rrjedhë nga kontrata noterale në vlerë prej hiç më pak se 96 mijë euro.