Maqedoni

Priten të plasin ‘Bomba’ të reja përgjimesh për politikanët e Maqedonisë së Veriut

Skandal si asnjëherë më parë, e quajnë mediat maqedonase, 8 ore regjistrime, video, foto dhe mesazhe të dokumentuara pritet të ekspozohet në datën 16 tetor.

Pjesa e parë e kësaj dosje voluminoze pritet të publikohet një ditë para zgjedhjeve lokale.

Sipas burimeve për mediat, në rregjistrime janë politikanë, drejtues dhe njerëz të afërt të tyre që rezultojnë të përfshirë në afera korruptive madhore dhe tregtim ilegal droge.

Kjo tronditje politike vjen në kohën kur në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale qe duket se do shnderrohen dhe ne zgjedhje parlamentare.

4 vite më parë Maqedonia e Veriut u përfshi në një skandal të ngjashëm me ato që njihen si “Bombat e Zaevit” të cilat bënë të mundur rotacionin e pushtet dhe prodhuan deri edhe largimin e ish kryeministrit Nikola Gruevski në ekzil drejt Hungarisë.

Pritet për tu parë se cili do të jetë efekti i këtyre “bombave” të reja që është njoftuar se do të publikohen të shtunën në Maqedoninë e Veriut!