Lajme

Planet e Qeverisë Kurti për armatimin e ushtrisë

Në buxhetin për vitin 2020, Qeveria e Kosovës ka planifikuar të investoj rreth 10 milionë euro për armatim shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës ka planifikuar që të blejë municion për FSK-në me vlerë prej 1 milionë e 850 mijë euro. Qeveria e Kosovës ka paraparë të investoj edhe në armatim të lehtë për FSK-në. Shuma e planifikuar e Qeverisë për t’u pajisur me armatim të lehtë kap shifrën e 4 milionë e 951 mijë euro.

Poashtu ka planifikuar të investoj edhe 3 milionë e 240 mijë euro për ndërtimin e sistemit të armatimit. Qeveria ka planifikuar që në sistem të armatimit të investoj edhe në vitet në vijim. Në 2021 ka paraparë të investoj 3 milionë e 685 mijë euro, ndërsa në 2020 ka paraparë t’i investojë 11 milionë e 813 mijë euro.

Buxheti total i Qeverisë së Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 356 milionë e 860 mijë e 914 euro.