Lajme

Plagoset një person në një përleshje në Prishtinë

Një përleshje ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në Prishtinë, saktësisht në rrugën Ilir Konushevci. Si rezultat i përleshjes janë lënduar dy persona, njëri nga arma e zjarrit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Rreth ores 22:00, kemi pranuar informaten se ne rrugen Ilir Konushevci ne Prishtine, ka ndodhur nje perleshje fizike ne mes te disa personave ku me pas eshte perdore edhe arma e zjarrit”, shkruan Ahmeti.

Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor.

Ne kete rast nje person eshte plagosur nga arma e zjarrit ndersa nje tjeter ka pesuar lendime trupore gjate perleshjes fizike. Te dy personat jane derguar per tretman mjekësor”.

E Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në përleshje.

“Lidhur me kete rast policia ka shoqeruar ne stacion policor kater persona te cilet dyshohet te kene marr pjese ne rastin ne fjale. Per cdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë Ahmeti.