Pije prej vetëm dy përbërësve të cilën duhet ta pinë të gjithë duhanxhinjtë
Kjo pije zgjidh problemin e kollës irrituese, nxjerr sekrecionin nga mushkëritë, posaçërisht u rekomandohet duhanxhinjve
Xhenxhefili si mbrojtës kryesor i shëndetit ka gjetur aleatin e shkëlqyeshëm – kokrrat e piperit, transmeton Telegrafi.
Ky kombinim është ilaç natyral për të gjithë ata të cilët kanë sekrecion në gjoks dhe vuajnë nga kolla irrituese.
Vitaminat dhe shija e fortë e kësaj pijeje brenda disa ditësh do të nxjerrin sekrecionin nga gjoksi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/01/5c376285-154c-481a-9d4e-26260a0a0a7e-djumbir-700x402.jpg)
Qitni dy filxhanë ujë në tenxhere, pastaj shtoni deri në 8 copëza xhenxhefil dhe një lugë të vogël kokrra piperi.
Mbulojeni tenxheren dhe lëreni që të zihet 5 deri 7 minuta.
Pijen e gatshme përzieni, kullojeni dhe ëmbëlsojeni me një lugë të vogël mjaltë.
Për veprim të shpejtë pini 3 deri4 filxhanë të kësaj pijeje në ditë. /
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/01/article-2590336-01C4B8110000044D-501_634x472.jpg)