Lajme

Përurohet libri “DARDANO-TROJANËT NGA NEO-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT i autorit Orhan Rexhepi

sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, para një numri të konsiderueshëm dashamirës të librit, u përurua libri i karakterit historik, DARDANO-TROJANËT NGA NEO-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT, i autorit preshevar Orhan Rexhepi.

Pas intonimit të himnit kombëtar u lexua vështrimi kritik i Dr.Ilir Matit. Pjesë e diskutimeve ishte aktori i mirënjohur shqiptar, artist i merituar i kombit Mirush Kabashi, i cili pas përshëndetjeve të sinqerta, drejtuar autorit dhe dashamirësve të librit, në mënyrë të shkëlqyeshme e recitoi poemën “Jam shqiptar” të Mitrush Kutelit.

Më pas u lexuan edhe dy telegram urime nga Pino Damiani, nga Milano dhe të Kazakis Kostas nga Athina.


Në fund para auditorit fjalën e mori autori i librit z. Orhan Rexhepi, i cili i falënderoi të pranishmit në sallë dhe kërkoi nga ta që t’i shtrojnë pyetje lidhur me librin, të cilat autori iu përgjigj pa hezitim