Lajme

Përfaqësuesi i lartë i BE-së do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fund të javës.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i tij, Peter Stano i cili tha se Borrell do të shkojë së pari në Prishtinë dhe pastaj në Beograd, ku do të bëjë përpjekje për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve.

Ky takim vjen pasi Borrell qëndroi në Berlin dhe zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë gjermanë. Megjithatë ai nuk u takua me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është duke punuar si i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë prej fundit të vitit 2018, kur Kosova u vendosi taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.