Lajme

Osmani: Hoti po e humb kredibilitetin, nuk ka respektuar Kushtetutën në shumë vendime që ka marrë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po tregohet arrogant para deputetëve në Kuvend.

Osmani ka theksuar se ai po e humb kredibilitetin dhe se ka shkelur Kushtetutën në shumë vendime që ka marrë.

“Ai më tha se pozita ime nuk ka funksion kushtetues. Unë i kam thënë atij që të lexojë kushtetuesen. Po mundohet të thotë se Kryetarja e Kuvendit nuk ekziston si institucion në këtë mënyrë ai po e humb edhe atë pak kredibilitet që e ka në Kuvend. Pakënaqësia me të është enorme. Po tallet në daljet në Kuvend dhe nuk e ka respektuar Kushtetutën në shumë vendime që i ka marrë. Për dallim prej Hotit unë kam legjitimitett”, thotë ajo.

Tutje Osmani ka deklaruar se Hoti platformën për dialog kurrë nuk e ka sjellë në Kuvend.

“Do të mbesë me duar në xhepa. Atë që e ka quajtur platformë për dialog, kurrë nuk e ka sjellë në Kuvend. Ka thënë se Skender Hyseni nuk ka kurrfarë funksioni, por kjo nuk është e vërtetë. E kemi parë se Lajcak ka bërë takime në nivel europian me Hysenin. Hoti nuk u treguar i sinqertë”, tha ajo në KTV.