Lajme

Organizata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” nga Presheva po përfundon me sukses kursin e rrobaqepsisë për gjeneratën e dytë

Organizata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” nga Presheva po përfundon me sukses kursin e rrobaqepsisë për gjeneratën e dytë.

Gjenerata e dytë e kursanteve në Kursin profesional për rrobaqepësi tani më janë duke vijojuar muajin e gjashtë dhe te fundit te trajnimit.

Pas nënshtrimit të provimit vlerësues përfundimtar pjesëmarrëset e gjeneratës së dytë të këtij kursi do të paisen me çertifikatat përkatëse.

Komunës së Preshevës në muajin prill i shtohen edhe dhjetë rrobaqepëse profesionale të përgatitura përmes kursit të organizuar nga Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim, kurs ky i përkrahur nga Tika turke në Serbi.

Pas përfundimit të kursit për gjeneratën e dytë për rrobaqepsi, Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim do të hapë konkursin për të aplikuar për gjeneratën e tretë të rrobaqepsisë në Preshevë. Deri tash kurin për rrobaqepsi kanë përfunduar me sukses 20 kursante.