OJQ “MEL” realizon anketë me qytetarët e Komunës Preshevës
Organizata jo-qeveritare “Mel” fillon implementimin e projektit “Të bisedojmë dhe ti zgjerojmë njohurit” të financuar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Ky aktivitet kishte për qëllim realizimin e një ankete për të parë nga afër se sa kanë njohuri qytetarët tanë për interkulturalizimin, bashkëjetësën mes komuniteteve dhe bashkpunimin e tyre në aspektin lokal.
Qytetarët shprehen interesim të konsiderueshëm në lidhje me të dhënat e shënuara rreth informacioneve të përgjithshme e sidmos të rinjët ishin ata të cilët shprehen interesimin e madh në lidhje me aktivitetin e organizatës tonë.


