Bota

OBSH: 260 mijë të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër ditë rekord infektimesh me Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të reja brenda 24 orëve arriti pothuajse 260 mijë, numri më i lartë i infektimeve qëkur filloi pandemia. Vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 mijë e 360 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë e viktimave që nga 10 maji.

Sipas universitetit John Hopkins, të shtunën, shifra e të infektuarve shkoi zyrtarisht mbi 14 milion dhe mbi 600 mijë të vdekur.