Obradoviq “Lajçak s’mund t’ia marrë Grenellit dialogun nga dora, Kurti dëshpëroi votuesit e tij”
Darko Obradoviq, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Beograd ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, involvimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe punën që potencialisht mund të bëjë Misolav Lajçak si emisar i BE-së për negociatat Prishtinë-Beograd.
Obradoviq ka thënë se nuk mund të pritet në parim shumë nga Lajçak, pasi sipas tij dihet që pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës procesi i dialogut vazhdoi të mbetej i bllokuar.
Siç shkruan Kosov Online, Lajçak s’mund të ia marrë SHBA’së dialogun nga dora.
Ajo që unë pres nga Lajçak është një qasje konstruktive dhe një objektivitet nga shtetet, pa ndonjë aspiratë për rolin e ndërmjetsit kryesor”, ka thënë Obradoviq
Obradoviq tutje ka folur edhe për sitautën me pandeminë COVID-19 që sipas tij ka ngadalësuar tejmase procesin në kohën kur shihej një vrull i madh nga SHBA’të.
Ai tutje ka folur edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti në Prishtinë. Obradoviq thotë se Kurti erdhi në pushtet si pasojë e një vale populizmi me premtime të mëdha, por thotë se në momentin që Kurti u ul në karrigen e kryeministrit ka parë dallimin mes premtiemve dhe parullave të tij dhe politikës në realitet.
Obradoviq thotë se e sheh shumë të vështirë që Kurti të luftojë edhe për një mandate tjetër, pasi sipas tij Kurti ka zhgenjyer votuesi te tij me paaftësinë për të mbajtur pushtetin.
Derisa thotë se partitë tjera në Kosovë kanë shumë përvojë dhe thotë se do të ekuilibrojnë raportet me SHBA’në, ndryshe nga Kurti që ndoqi Berlinin.