Nxënësit e SHMT “Presheva” organizuan kampanjë vetëdijësuese për ‘Sarillikun’
Kampanja u realizua nga nxënësit e mjekësisë me miratim të drejtorisë së shkollës përkatësisht Telat Arifi dhe në mënyrë të veçantë i ndihmuar nga Zyra për të rinj në Preshevë.
Kampanja vetëdijësuese është bërë me qëllim ngritjen e vetëdijes për Hepatitis A apo siç është e njohur në popull ‘Sarrillëku’’.
Fushatë vetëdijësuese u realizua në brendësi të shkollës Shmt ‘Presheva’ ku janë shpërndarë materiale edukuese në formë broshure të përgatitur nga dr. Nazmi Z. Mehmeti dhe maturantët e mjekësisë 4/7 dhe antiseptik për dezinfektimin e duarve.
Sarilliku, si dhe disa sëmundje tjera mund të përhapen përmes duarve të palara apo përmes ushqimit dhe ujit të ndotur.