Kryesore

Njotim për shqiptarët e Luginës që nuk posedojnë dokumentacione të Kosovës

Në një konferencën për media Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, sonte ka bërë publike vendimet e që ka marrë kjo ministri në koordinim edhe me minsitritë e tjera, e që kanë të bëjnë me masat që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID-19 .

V E N D I M

I. Prej datës 15 prill 2020, në orën 17:00, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komuna, përveç rasteve në vijim:

(a) Për personat fizikë mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë dhe produkte higjienike) dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, punët bankare), për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal.

Për shtetasit e huaj( shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë), që nuk posedojnë numrin personal të Republikës së Kosovës, orari i lejuar i daljes përcaktohet bazuar në shifrën e parafundit të numrit të pasaportës.