Bota

Një vend si Suedia! Punëdhënësi ju jep 6 muaj pushim nëse doni të provoni një biznes tuaj

Një vend si Suedia! Punëdhnësi ju jep 6 muaj pushim nëse doni të provoni një biznes tuaj

Për dy dekada të fundit, punëtorët me orarë të plotë në Suedi me punë të përhershme kanë pasur të drejtën të marrin nga puna pushim gjashtë mujor për të nisur një biznes të vetin (ose për të studiuar apo për t’u kujdesur për ndonjë të afërm).

Përgjegjësit e punës mund të thojnë jo vetëm në rast se ekzistojnë arsye kritike operacionale që nuk mund të menaxhojnë pa anëtar të stafit, ose nëse biznesi i ri konsiderohet si konkurrent i drejpërdrejt.

Nëse nuk u ecën biznesi, punëtorët mund të kthehen pas gjashtë muajve në pozitat e njëjta që kanë qenë më parë.

“Për njohurin time ky është i vetmi vend që ofron një të drejtë të mbrojtur ligjërisht për të marrë leje nga puna për të hapur një biznes tjetër”, ka shpjeguar Claire Ingram bogusz, hulumtuese në ndërmarrësinë dhe sistemin e informacionit në Stockholm School of Economics.

“Në Suedi jumund të takoni shumë njerëz që marrin leje nga puna e tyre për të provuar një biznes të tillë, nëse atyre nuk iu ecën ose kuptojnë se nuk janë për atë punë, atëherë ata kthehen përsëri në vendin e tyre të punës”, ka shtuar ajo.