Opinione

Ngjela: Aksioni i Kurtit në veri e ka ‘sëmurë’ presidentin serb Vuçiq

Avokati dhe politikani i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, thotë se gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë.

Ai ka shkruan në Facebook, se derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është në stres të madh për Kosovën dhe nuk fle natën, kryeministri i Shqipërisë, ulet miqësisht me të dhe kërkon “Ballkanin e Hapur”.

“Presidenti Aleksandër Vuçiq thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën… Po Rama? Turp i madh. Rama shkon e ulet miqësisht me një terrorist dhe na kërkon me të edhe një Ballkan të Hapur. (!) Por, nëse është e vërtetë gjendja shëndetësore e Aleksandër Vuçiqit, ai është i humbur. Po Rama?”, ka shkruar Ngjela në Facebook.

Tutje ka shkruar Ngjela se “nëse Albin Kurti e rrëzon vërtet Aleksandër Vuçiqin, i takon pastaj të rrëzojë edhe Ramën.